Zv/kryeministrja teknike padit Edi Ramën, kërkon rikthimin në punë

Ish-zv.kryeministrja Ledina Mandia, padit Edi Ramën.

Mandia në padinë që ka dorëzuar në Gjykatë, kundërshton urdhrin e Kryeministri Rama, që e liron nga detyra si Avokate Shteti, në muajin tetor të 2013-së.

Ledina Mandia kërkon që të rikthehet në punë, si dhe ti jepen pagat përgjatë viteve që nuk ka qenë në detyre.

Kjo çështje është regjistruar më 29 Mars në Gjykatën Administrative me paditës Ledina Mandia dhe të paditur Kryeministri Rama dhe Avokaturën e Shtetit.

Ledina Mandia mbajti për disa muaj edhe postin e zv/kryeministres, pas marrëveshjes Basha-Rama, në 17 maj të 2017-së. /Shqiptarja.com

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.