Zgjedhjet më 30 qershor/ Rama publikon videon e Metës dhe Junckerit

Kryeministri Edi Rama vijon t’i qëndrojë idesë se zgjedhjet duhet të mbahen më 30 qershor, pavarësisht çdekretimit të datës nga presidenti Meta.

Për të mbështetur qëndrimin e tij, kreu i Qeverisë i referohet edhe deklaratave të djeshme të Presidentit të Komisionit Europian Jean Claude Juncker.

 

Capture

Me pyetjen “Kujt i besoni?”, pas kthimit nga Brukseli, kryeministri ka postuar një video, ku vë përballë deklaratën e Presidentit Meta dhe atë të Juncker.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, dëgjohet të thotë Presidenti Meta thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër është edhe qëndrimi i Presidentit të KE.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, shprehet Juncker.

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.