Alibeaj:Nuk ka zgjedhje më 30 Qershor pa tre kushtet tona të panegociueshme

Ish-deputeti Enkelejd Alibeaj i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24 tha se opozita nuk do të hyjë në zgjedhje, pa marrë garanci më parë se ky proces do të jetë i rregullt dhe i ndershëm.

Sipas tij, rruga që zgjidhë krizën politike  të krijuar është krijimi i një qeveria tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.

“E para ishte: Krijimi i një qeveria tranzitore do të jetë instrumenti, që di t’i krijojë hapësirën dhe lirën tek qytetarët për të zgjedhur lirshëm. Nuk është gjë tjetër, por kulmim i trajektores së opozitës së bashkua, që zgjedhjet e 2017 janë ilegjitime. kjo qeveri iu jep shqiptarëve regjim ilegjitim dhe kjo e ka çuar vendin në këtë derexhe. Krimi qeverisë. Kemi tani edhe kthimin e vizave. Demokracia  dhe pushteti i së drejtës ka rënë. Zgjedhje, përfshirë këtu të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë të spektrit politik nuk do të ketë. Koalicioni opozitar sot është shumicë. Termi zgjedhje në kontekstit zgjedhje ka dy elementë. I pari është procesi: Qytetari mbi 18 vjeç nëse do të zgjedhë do të duhet të jetë i lirë të zgjedh dhe mos të jetë nën  tundimin e shit-blerjes së votës dhe së dyti të mos jetë nën frikën e kobures së krimit. Këto e bëjnë qytetarin shqiptar në masë të madhe, që nuk zgjedhin lirë.

Elementi i dytë është votimi i qytetarit të jetë i lirë dhe të këtë mundësi që të zgjedhë ato  subjekte që konkurrojnë. Sot qytetari i vendit nuk voton i lirë. Pas nesh nuk janë thjesht një grup deputetësh, por është një popull i tërë. Janë shtresa të ndryshe b sociale që kanë mbështetur kauzën tonë dhe kjo është  opozita jonë.

Këshilli Kombëtar autorizoi vendosi mosregjistrimin në zgjedhje, me përjashtim të rastit kur të jenë formuar kushte. Kushti i kushteve është Edi Rama jo kryeministër. Tjetri: Qeveria tranzitore, së tretitë gjitha ata që kanë dalë nga përgjimet do të duhet të shkojnë  pas hekurave.

Përballë sjelljes sonë gjetëm sjellje rrufjane të qeverisë dhe vodhi zgjidhjet në 2017. Hapi i parë është mospjesëmarrje  në zgjedhje. Përmes përshkallëzimeve së bashku me qytetarët nuk do të lejojmë mbajtjen e zgjedhjeve. Edi Rama është rrethuar jo vetëm këtu tek ne, por edhe jashtë. Laku i është ngushtuar”, është shprehur Alibeaj.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.