Zbardhen emrat e 7 të plagosurve nga shpërthimi në Shkodër…

Nga shpërthimi në Shkodër, ngjarje e ndodhur gjatë paradites së sotme, kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës.

Burimet policore bëjnë të ditur se objektiv i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit.

Loading...

Ndërkohë që mësohet se të lënduar apo plagosur nga ky shpërthim kanë mbetur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra,  Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Eksplozivi mësohet se ishte vendosur në një automjet Fuoristrade, ndërsa ka shpërthyer pasi drejtuesi i tij kishte zbritur nga makina. Si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë, veç  Kullës.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.