Xhafaj: Të ndalet dhuna verbale ndaj policisë

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, kërkoi ndërprerjen e asaj që e quajti dhunë verbale ndaj Policisë së Shtetit, ndërsa shprehu bindjen se operacioni “Forca e Ligjit” do të vendosë autoritetin e policisë.

Gjatë fjalës së mbajtur në 105 vjetorin e themelimit të Policisë së Shtetit, Xhafaj tha se është shenjë e një sjelljeje politike jo të pjekur dhe jo në interes të publikut e të vendit, sulmi politik që synon ta tregoj Policinë si një organizatë të inkriminuar.

“Nga kjo foltore, apeloj fuqishëm për të ndalur dhunën verbale ndaj Policisë së Shtetit. Ashtu sikurse, në çdo rast, kemi ndëshkuar veprimtarinë jo ligjore mes radhëve të Policisë së Shtetit, po aq jemi të vendosur për të reaguar ligjërisht ndaj kujtdo që ngre dorë apo dhunon punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës së tyre.

Operacioni ‘Forca e Ligjit’, siç ka dhe emrin, do të vendosi autoritetin e Policisë së Shtetit dhe punonjësit të Policisë në luftë me krimin dhe organizatat kriminale. Vetëm në dy muaj ka shënuar rezultatet e para premtuese, duke dëshmuar se Policia është e vendosur të godasë intensivisht grupet kriminale, tashmë të identifikuara”, tha Xhafaj.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.