Vrau djalin e xhaxhait në Bathore, arrestohet në Angli

Është arrestuar sot në Angli, shtetasi Granit Shehu, 34 vjeçari i cili në vitin 2015 ka vrarë djalin e xhaxhait të tij në zonën e Bathores.

Pas veprës penale, Shehu ishte arratisur në Britaninë e Madhe dhe atje fshihej prej rreth tri vitesh.

Burime të “Panorama” bëjnë të ditur se autori është vënë në pranga dhe pritet të ekstradohet në Shqipëri, ku është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Milazim Shehut, më vitin 2015.

Sipas dosjes së Prokurorisë gjithçka kishte ndodhur pasi autori akuzonte vajzën e viktimës për vjedhjen e 12 mijë lekëve të rinj, dyshim që nuk u arrit të provohej asnjëherë.

Emri Granit Shehut doli sërish në skenë 21 gusht të vitit 2018, pasi autoritetet Britanike publikuan të dhënat e tij, duke kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta ndaluar.

Autoritetet angleze dyshonin se pas vrasjes që ka kryer në Shqipëri, 34-vjeçari është fshehur në vendin e tyre. “Ai njihet për lidhjet në qytete si Londra, Eastbournein, Leedonin dhe Midlandsin Perëndimor, por nuk dihet me saktësi se ku fshihet”, thekson Policia bitanike. Për shkak të krimit të rëndë për të cilin akuzohet Policia atje ka njoftuar që qytetarët britanikë të raportojnë nëse e shohin, madje t’i qëndrojnë sa më larg nëse kanë lidhje me të.

NGJARJA

Viktima-Melazim_Shehu

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar vitin e kaluar dënimin me burgim të përjetshëm për të pandehurin Granit (Giuliano) Shehu, i akuzuar për “vrasje me paramendim”, pasi akuzohet se, më datë 17.09.2015 ka vrarë shtetasin Milazim Shehu (djali i xhaxhait të tij). I akuzuari është hetuar dhe gjykuar në mungesë. Në bazë të materialit hetimor të Prokurorisë së Tiranës, rezulton se: Më datë 17.09.2015, rreth orës 01.00 Policia e Shtetit është njoftuar nëpërmjet sallës operative të Drejtorisë së Policisë Tiranë se ne spitalin “xxxx” gjendet i vdekur shtetasi Milazim Shehu.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit është krijuar grupi hetimor dhe nga të dhënat paraprake rezulton se më datë 16.09.2015, rreth orës 18:00 në rrugën “Horizonti” të Bashkisë Kamzë, shtetasi Milazim Shehu është goditur nga shtetasi Granit Shehu (djali i xhaxhait të tij). Ky fundit e ka goditur disa herë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin Milazim Shehu duke i shkaktuar atij plagë të rënda në pjesë të ndryshme të trupit. Kjo ngjarje ka ndodhur në rrugën ndërmjet dy portave të shtëpive të këtyre shtetasve dhe më pas shtetasi Milazim Shehu është transportuar nga familjaret e tij për në Spitalin “xxxxx” ndërsa shtetasi Granit Shehu është larguar duke iu shmangur hetimeve.

DEKLARIMET

Nga deklarimi i shtetasit Xhevahir Shehu (vëllai i të ndjerit) ndër të tjera shprehet se: “…, rreth orës 19:00 ka qenë në Kukës së bashku me familjen e tij dhe e kanë marrë në telefon dhe i kane thënë se Milazimi është konfliktuar me Granit Shehun, me të cilin janë kushërinj dhe komshinj dhe ndodhet i shtruar ne Spitalin “Xxxx”. Menjëherë kam marrë në telefon vëllain tjetër, Fatosin, duke i thënë se janë konfliktuar Milazimi me Granit Shehun”. Është pyetur shtetasi Kujtim Shehu, i cili ndër të tjera thotë se: “… kam kaluar përpara shtëpisë së Milazimit dhe përpara kam parë makinën e tij të ndezur dhe brenda në timon (shofer) ka qenë shtetasi Koradi, i cili është vëllai i nuses së Granit Shehut, mbrapa ishte i shtrirë Milazimi, i cili ishte i gjakosur dhe bashkë me të ishte dhe gruaja, Vilma dhe vajza të cilat u nisën për në spital. Pasi kam pyetur se çfarë ka ndodhur, Vilma më ka thënë se është punë qeni. Më pas kam pyetur në spital dhe më kanë thënë se rreth orës 01:00 Milazimi vdiq”. Është pyetur shtetasi Elvin Luzi, i cili ndër të tjera deklaron se: “… rreth orës 04:00 është njoftuar nga vajza e xhaxhait të tij, Denada Luzi, e cila i ka thënë se Milazimi ka pasur një konflikt me djalin e xhaxhait të tij, pasi ky i fundit dyshonte se vajza e Milazimit i kishte vjedhur 12 mijë lekë dhe për këtë janë përleshur me njeri-tjetrin e për pasojë të dëmtimeve të shumta Milazimi ka vdekur”. Shtetasi Elvin Luzi nuk e njeh se cili konkretisht ka qenë personi që është konfliktuar me Milazimin, por sqaron se babai i këtij personit që është konfliktuar dhe është vrarë në Durrës, por emrin nuk ia di. Është pyetur shtetasi Xhevahir Bilali, i cili ndër të tjera thotë se: “…Milazim Shehu është shok që fëmijë dhe është mik i tij (djali i hallës së tij është kushëri me babanë e Granit Shehut). Më datë 16.09.2015, rreth orës 19:00 ka shkuar për të marrë djalin e hallës që ka shtëpinë ngjitur me Milazim dhe Granit Shehu dhe aty ka parë Mbarime Bilalin, e cila i ka thënë se këtu nuk ka asnjë njeri pasi kane shkuar të gjithë në spital, se Milazimi është rëndë. Menjëherë ka shkuar tek spitali dhe aty ka gjetur shtetasit Sokol Bilali, Armand Bilali, Kujtim Shehu, Vilma Shehu së bashku me djalin Denis Shehu, të cilët i kanë thënë se Milazimi është në dorë të Zotit dhe të gjithë po qanin”.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.