Vrasja në ish- Bllok, vendoset “fati” i pronarit të lokalit, Redi Popesku

“Arrest shtëpie” vendosi sot gjykata e Tiranës për Redi Popeskun, pronarin e lokalit në ish- Bllok, i cili dyshohet se ka kryer veprime që pengonin zbulimin e të vërtetës.

Sipas prokurorisë në ngjarjen e ndodhur më 4 tetor 40-vjeçari mendohet se ka refuzuar kërkesat për të dorëzuar një armë me leje, për të cilën është parë e domosdoshme kryerja e ekspertizës.

Justifikimi i Popeskut ka qenë se armën kishte kohë që e kishte humbur.

Për ngjarjen ku mbeti i vrarë Fabiol Gaxha, janë nën arrest me burg edhe Ervis Martinaj dhe Eljon Hato.

Ndërsa në kërkim ushtaraku Marviol Billo, Fabiol Alushi dhe Ervin Mata që është i dashuri i këngëtares Elvana Gjata.

Loading...

“Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi Fabian Gaxha dhe u plagosën shtetasit Eljon Hato dhe Ervis Martinaj. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’ shtetasin Redi Popesku, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, njoftonte policia për arrestimin e Redi Popeskut

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.