Vokshi: Burgu, dhurata e Ramës për Vitin e Ri 2018

Deputetja demokrate Albana Vokshi përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se burgu është dhurata e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës. Sipas Vokshit, kjo është ajo që i pret shqiptarët në 2018. “Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit”, shkruan Vokshi në rrjetet sociale.

‎Reagimi i Albana Vokshit

Loading...

Burgu, “dhurata” e Edi Ramës për ata që guxuan të protestojnë në mbrojtje të Kushtetutës!

Kjo është ajo që i pret të gjithë shqiptarët në 2018!!

‎Kryeministri ka urdhëruar arrestimin e protestuesve te opozites, në shkelje të hapur të Kartës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut. Mes të ndaluarve edhe një nënë. Fiqirie Nezaj, banore në Unazën e Re Tiranë, u ndalua sot në mbrëmje në Morinë e‎ po mbahet në Drejtorinë e Policisë së Kukësit me akuzën e pjesëmarrjes në protestën e 18 dhjetorit para Parlamentit.

‎Kërkoj lirimin urgjent të znj. Nezaj. Ndalimi i saj ështe ne shkelje të hapur te së drejtës kushtetuese për protestë.

‎Prokuroria të nisë hetimet për një listë të policisë sekrete që qarkullon në të gjitha pikat kufitare për të arrestuar protestuesit. Disa dite me pare, ishte Avokatja e Popullit, e cila ngriti shqetësimin për mundesinë e keqpërdorimit të filmimeve dhe fotografimeve të bëra nga policia gjatë protestës së opozitës‎.

Kjo eshte “dhurata” e Babagjyshit Kryeministër për të ‎gjithë demokratët dhe qytetarët që protestuan në mbrojtje të Kushtetutës!!!

‎Kjo eshte ajo që Edi Rama – Kryeminister ka urdhëruar për të gjithë ata që guxojnë të protestojnë në mbrojtje të të drejtave të tyre…

‎Kjo është e patolerushme.

Të gjithë duhet të reagojmë pasi këto janë ARRESTIME POLITIKE, tipike të RREGJIMEVE DIKTATORIALE.‎

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.