Vodhi çanta luksoze, por vjedh edhe makinën për t’i transportuar. 25 vjeçari shqiptar bëri një gabim që i kushtoi….

Ai po udhëtonte me një makinë të vjedhur me një thes me çanta luksoze dhe mjete të tjera gjithashtu të vjedhura. Por, bëri një gabim.

Me “Fiat Idea-n” e grabitur, ai kaloi në një kryqëzim të vëzhguar me kamera, të cilat kapën targën e automjetit.

Dhe kështu, natën e ditës tjetër, karabinierët e Monza-s në kufi me Brugherio ndaluan automjetin, duke e bllokuar.

Ndërsa bashkëpunëtorët që udhëtonin në bordin e mjetit ikën në këmbë, karabinierët arritën të ndjekin dhe të ndalojnë shoferin, një shqiptar 25-vjeçar me iniciale X.N, me precedentë për krime kundër pronës dhe i pastrehë.

Në bordin e automjetit u gjetën dy çanta për femra “Louis Vuitton”, si dhe tre çanta “Hermes” dhe një çantë Dolce Gabbana.

Makina u vodh 23 marsin e kaluar në San Donato Milanese. 25-vjeçari i është nënshtruar arrestimit dhe është transferuar në burgun e Monzas.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.