VLORE/Plagoset me thikë 18-vjeçari. Policia kap autorin

Nje i ri, 18-vjeçar ka mbetur i plagosur pas nje sherri mes te rinjsh perpara nje lokali ne qytetin e Vlores. Policia ben me dije se ndërhyrja në kohë e efektiveve, parandaloi përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit dhe ndaloi autorin, po 18-vjecar.

Konflikti ka ndodhur në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali. “Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën”- njofton policia.

Njoftimi i plote 

Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi autorin e dyshuar të plagosjes me thikë të një 18 vjeçari.

Loading...

Më datë 12.10.2018, në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi” Vlorë pranë një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik.

Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë.

Po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta midis disa të rinjve.

Po punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.