“Vishej mirë kohët e fundit pasi shkonte në….”- Zbardhen motivet që çuan në vrasjen e gruas nga bashkëshorti

Krimi brenda familjes tronditi mesditën e djeshme qytetin e Durrësit. Burri xheloz vret bashkëshorten, duke e goditur me thikë pranë zemrës dhe largohet nga vendngjarja me makinën e OSHEE-së.

Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur në prezencë të djalit 8-vjeçar të çiftit. Gruaja, e cila fillimisht mbeti e plagosur rëndë, u transportua drejt Spitalit të Durrësit nga dy vëllezërit dhe djali i saj, por, fatkeqësisht, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve të marra. Ajo ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në duart e bluzave të bardha. Ngjarja e rëndë ndodhi dje rreth orës 16:20, në Lagjen nr.15 të Durrësit, në banesën e çiftit Kuka.

Menjëherë pas krimit, burri u largua nga vendi i ngjarjes, teksa u gjet sot i mbytur. Sipas Policisë, i dyshuari Ardian Kuka pas një debati për motive xhelozie, ka goditur disa herë me thikë bashkëshorten e tij, Hazbie Kuka.

VRASJA

Ngjarja e rëndë ka nisur menjëherë pasi kryefamiljari ishte kthyer në shtëpi nga puna, ku angazhohej në pozicionin e shoferit pranë OSHEE-së.

Kohët e fundit, që nga momenti që bashkëshortja e tij kishte nisur të punonte si edukatore në një kopsht në Durrës, mes çiftit kishin nisur debatet që kishin si pikënisje xhelozinë. Ardiani, edhe pse ia kishte siguruar vetë vendin e punës, ishte shumë xheloz për bashkëshorten, pasi ajo kishte filluar të vishej më mirë se zakonisht kur shkonte në punë. Ky fakt ka bërë që ai të dyshonte për ndonjë lidhje jashtëmartesore të Hazbies.

Debatet mes Ardianit dhe Hazbies kishin nisur të shtoheshin, ndërsa mesditën e djeshme degjeneruan deri në përdorimin e thikës. Në debat e sipër, ku i pranishëm ishte edhe djali i tyre 8- vjeçar, Ardiani e qëlloi disa herë me thikë bashkëshorten dhe më pas u largua me shpejtësi me makinën e punës në drejtim të paditur.

Ndërkohë, i mituri, që është edhe fëmija i vetëm i çiftit, lajmëroi menjëherë dajat, të cilët jetojnë pranë banesës së familjes Kuka. Dy vëllezërit e Hazbies mbërritën për pak minuta dhe e transportuan drejt spitalit, ku fatkeqësisht ndërroi jetë. Një prej goditjeve i kishte prekur zemrën, plagë që rezultoi fatale për 36-vjeçaren.

***

Pasi ka vrarë gruan me thikë, 37 vjeçari Ardian Kuka i ka dhënë fund jetës duke u mbytur në det. Trupi i pajetë i tij është gjetur mëngjesin e sotëm në Sektorin Rinia në Durrës.

kuka-cifti

 

 

Në vendin e ngjarjes është gjetur edhe automjeti me të cilën dyshohet se u largua nga vendi i krimit të rëndë, i ndodhur një ditë më parë.

Njoftimi i policisë:

Nga kërkimet e pandërprera të Policisë, orët e para të mëngjesit  është  gjetur i mbytur autori i dyshuar  i vrasjes së bashkëshortes së tij, ndodhur  ditën e djeshme.

Më datë 20.07.2019, rreth orës 07:30, në Sektorin Rinia, Durrës, është gjetur i mbytur  shtetasi A.K.rreth 37 vjeç, banues në lagjen Nr.15, Durrës.

Pranë vendit të ngjarjes është gjetur dhe automjeti i këtij shtetasi më të cilin dyshohet se u largua pas kryerjes së krimit.

Ky shtetas dyshohet të jetë autori i vrasjes së bashkëshortes së tij ndodhur ditën e djeshme. Grupi Hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.