Video/Deputeti i PD-së konfliktohet me forcat e rendit

Boçi: Panairi i punës në Elbasan ishte një tallje, Rama e meritonte pritjen që i bënë Boçi duke u konfrontuar me Policinë sot në Elbasan

Boçi: Panairi i punës në Elbasan ishte një tallje, Rama e meritonte pritjen që i bënë

 Deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, e ka cilësuar si një tallje hapjen e panairit të punës në Elbasan. Ky reagim erdhi pas ndërhyrjes së policisë, gjatë protestës së demokratëve të Elbasanit. “Është e papranueshme të tallesh”, tha Boçi duke theksuar se Rama e meritonte një pritje të tillë.

PD-ja lëshoi një deklaratë lidhur me ngjarjen ku shprehej: “Demokratët e presin me protesta Ramën në Elbasan, por policia e shtetit sillet si polici private dhe tenton të sekuestrojë pankartat kundër Edi Ramës. Takimi i parë i Edi Ramës në Elbasan duhet të niste në Prefekturë, por për shkak të protestuesve demokratë, ai ndryshoi drejtim për tek Kalaja. Protestuesit me pankartat që e cilësojnë Ramën si Pasha të Drogës, e kanë ndjekur edhe aty. Por policia,në shkelje të ligjit, siç shihet në video, ka ndërhyrë për të larguar protestuesit nga Edi Rama. Në një akt të paprecedentë, policët kanë tentuar t’u marrin atyre pankartat. Protestuesit demokratë nuk janë tërhequr dhe e sigurt është se turi i Ramës në qarkun e Elbasanit sot nuk do të jetë i qetë”.

Posted by Endri Hasa on Saturday, June 2, 2018

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.