Video/ Zbrazja e Teatrit, debati i aktivistes me punojësit e administratës

 

 

Artistë, aktivistë e qytetarë,  janë instaluar me orë të tëra përpara Teatrit Kombëtar,  për të mos lejuar mësyerjen e tij. Ata shprehen se Ministria e Kulturës dhe qeveria po abuzojnë me pronën publike. Pretendimet e MInistrisë së Kulturës se materialet po largohen pasi janë me vlerë dhe rrezikohen nga godina e vjetër, nuk janë pranuar nga artistët dhe jo vetëm. Ata janë shprehur se do të survejojnë dhe monistorojnë  24 orë godinën e Teatrit për të mos lejuar diçka të tillë.

Dy ditë më parë, Ministria e Kulturës ka urdhëruar zbrazjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Duket se dyshja Rama-Veliaj po hedhin hapat e parë konkret për shembjen e kompleksit teatror dhe grabitjes së truallit publik. Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit e ka deklaruar prej kohës qëndrimin e saj të prerë në lidhje më këto hapa: TEATRI NUK DO TË SHEMBET!!!

“Pushtetit politik mund ti trimërojë hajdutët, por nuk ka për ti shpëtuar përgjithmonë. Teatri do mbrohet, edhe me gjak po të jetë nevoja, dhe kushdo që do guxojë të ngrejë dorën ndaj tij do të gjykohet e do të paguajë shumë shpjet pasojat e vendimeve të marra sot”, ka deklaruar Alenaca për Mbrojtjen e Teatrit.

Artisti Robert Budina shprehet për Shijak Televizion se nëse nuk ka urdhëra me shkrim për të zbrazur materialet, artistët do të ndalojnë kategorikisht qeverinë të bëj krim me Teatrin.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.