Video / Viktima qëndron në rrugë, vonon policia dhe ndihma e shpejtë

Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:15, te “Unaza e Re”, një një këmbësor rreth 55 vjeç ka humbur jetën si pasojë e përplasjes nga një makinë.

Drejtuesi i automjetit shtetasi E. S është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Siç shihet, viktima ka qëndruar mes gjakut për minuta të tëra në rrugë, ndërsa as policia dhe as ndihma e shpejtë nuk kanë mbërritur në kohë.

Zona ku ndodhi përplasja fatale për jetën e kalimtarit është e pandriçuar.

Aksidenti u regjistrua pikërisht aty ku banorët e Unazës së Re protestojnë çdo ditë kundër projektit që parashikon shembjen e banesave të tyre për rikonstruktimin e rrugës nga sheshi “Shqiponja” te mbikalimi pranë “Pallatit me shigjeta”.

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.