VIDEO/Vendimi i gjyqtares Herila Çela për të zbutur masën e arrestit per 28-vjeçarin Tauland Manaj

News24 ka zbardhur vendimet për 28-vjeçarin Manaj, i cili është gjykuar për dy cështje nga gjyqtarë të ndryshëm. Konkretisht vendimi që ka dhënë gjyqtarja Çela nuk ka lidhje me perplasjen me armë mes të rinjve në Vlorë në muajin qershor, sikundër u përfol në media.

Për ngjarjen e 27 shkurtit në Vlorë, Tauland Manaj u gjykua nga Gjyqtarja Elona Mihali e cila e la në arrest me burg, dhe pasi e apeloi vendimin, gjyqtarët e Apelit Iliba Bezati, Petrit Aliaj, Brikena Ukperaj vendosën masën arrest shtëpie me mbikëqyrje elektronike. Në këto kushte gjyqtarja Çela nuk mund të gjykonte për të njëjtën çështje, por ajo e mori rastin në dorë, kur Manaj theu masën e sigurisë dhe u kap në Vlorë në 23 qershor me një sasi të vogël kanabis dhe një arme pa leje në makinë.

Gjyqtarja Herila Cela vendosi masën paraprake të sigurise arrest me burg për Manajn për akuzën armëmbajtje pa leje, mbajtje të lëndëve narkotike dhe thyerje të masës së sigurisë. Por pas paraqitjes së 3 ekpertizave, rezultoi se Manaj nuk e kishte perdorur armën që i’u gjet në makinë dhe sasia e kanabisit ishte shumë e vogël, vetëm 0.9 gramë.

Loading...

Në këto kushte, gjyqtarja vlerësoi se Manaj nuk ishte person i rrezikshëm, dhe lehtësoi masën e sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie. Duhet theksuar fakti se prokuroria nuk e informoi gjykatën për vepren penale për të cilën Manaj po mbahej në arrest shtëpie.

http://www.balkanweb.com/min-drejtesise-kerkoi-shkarkimin-e-gjyqtares-herila-cela-news24-meson-se-kush-e-liroi-tauland-manajn/

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.