VIDEO/U ekzekutua sot me breshëri plumbash, viktima ishte vëllai i ish-banorit të “Big Brother”

Pasditen e kësaj të mërkure një ngjarje e rëndë tronditi Shkodrën, ku një pronar bujtine në Theth, u ekzekutuan në automjetin e tij me breshëri plumbash në fshatin Grudë.

Ferdinand Polia ishte një person i njohur në këtë zonë, ndërsa nga informacionet e para, thuhet se ky shtetas nuk njihej për person problematik.

Ai kishte hapur një bujtinë atje që prej vitit 2005 dhe kujdesej për reklamimin e zonës tek turistët e huaj.

Polia rezulton të jetë vëllai ish-banorit të “Big Brother”, Pavlin Polia, i cili u bë i njohur për publikun shqiptar në vitin 2009, kur u fut në shtëpinë e famshme.

Sakaq, ngjarje mbetet ende e pazbardhur, ndërsa policia është vënë në ndjekje të autorit, që dyshohet se ka qenë në një motoçikletë, me skafandër, e më pas i ka vënë flakën mjetit duke u larguar nga vendi i ngjarjes.

 

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.