VIDEO/ Trump ‘tërbohet’, nxjerr nga zyra gazetarin e CNN: Dil jashtë…

Presidenti amerikan Donald Trump ka nxjerre jashte nga Zyra Ovale e Shtëpisë së Bardhë reporterin e CNN, Jim Acosta. Mediat e huaja qe transmetojne lajmin bejne me dije se gjithcka ndodhi gjatë një konference për media, ku Trump u përplas me gazetarin.

Ai këmbëngulte në pyetjet që kishin të bënin me deklaratat raciste të Trump ndaj shteteve të varfra. “A keni thënë që doni që në Amerikë të vijnë njerëz nga Norvegjia? A është kjo e vërtetë?”, pyeste Acosta me këmbëngulje, ndërsa Trump nuk donte të përgjigjej dhe tha ‘dua që njerëzit të vijnë në Amerikë nga çdo shtet’.

Loading...

Megjithatë, gazetari i CNN nuk u ndal dhe e pyeti sërish nëse ai ka dëshirë që në Amerikë të vijnë njerëz me ngjyrë nga vende të ndryshme.

Këtu Trump shpërtheu dhe e urdhëroi gazetarin të dilte jashtë, ndërsa stafi i Presidentit ndërhyri duke ia pamundësuar gazetarit të vazhdojë me pyetjet.

Donald J. Trump didn't take kindly to THAT question

Posted by Daily Mail on Tuesday, January 16, 2018

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.