VIDEO/ Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më! – Alibeaj flet në Këshillin e Legjislacionit

Veting politikanëve pa vonesë. Trajtim special për politikanët nuk mund të ketë më!” Ky është thelbi i fjalës që ka mbajtur sot në Këshillin e Legjislacionit, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj, në dëgjesën me përfqësuesit e shoqërisë civile.

“Para se te fillonte kjo mbledhje, – tha Alibeaj, –   unë u njoftova se janë njoftuar 21 shoqata dhe janë vetëm 5 përfaqësues. Kjo tregon se ata kanë kuptuar, ata që nuk kanë ardhur, në këtë farsë, në skenë hipokrizie që është duke zhvilluar kjo godinë. Iniciativa që kemi marrë ne për Vetingun në politikë, ëprmbajtjen e të cilës e dinë i madh e i vogël, është një iniciativë që ka vetëm një zgjidhje të qasjes politike: pranohet ose jo, përballet ose hidhet në kosh të plehrave.

Loading...

Ajo që ndodhi në seancën e parë ishte qëndrimi i mazhorancës që me gojën e kryeministrit u shpreh se nuk e pranon vetingun në politikë as në përmbajtje, as në frymë. Dhe pikëtishr atëherë ne kemi thenë se ky është një teatër hipokrizie që po zhvillohet nga komisioni i ligjeve dhe këshilli i legjislacionit. Ky mohim total i kësaj kërkese emergjente, ulëritëse, është për të blerë kohë. Mos e lejoni veten tuaj të përdoreni si fasadë e mohimit që po i bëhet nga këta, Vetingut politik.”

 

© SYRI.net

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.