VIDEO/ Të rinjtë nga Tirana, “mysafirët” e hashashit u raportuan nga …

Nga Tirana, për të kultivuar bimë narkotike në një zonë malore të Dibrës, zbulohen autorët.

 

 

Ka zgjatur pak ditë aventura e tre të rinjve, banorë të Tiranës dhe Mirditës, për kultivimin e lëndëve narkotike në territorin e Martaneshit. Banorët e zonës kanë informuar Policinë për “mysafirët” e pazakontë që po përgatisnin fidanët e hashashit në Ballenjë, zonë kjo pak e frekuentuar nga njerëzit.

Sapo Policia është vënë në dijeni, ka finalizuar operacionin policor “Ballenjë-2019”. Pas kontrollit të ushtruar janë sekuestruar armë zjarri, municion luftarak, kubikë, ku ishin kultivuar fara kanabis sativa dhe bazë materiale që do shërbente për të kultivuar në tokë fidanët narkotikë.

“Në vijim të kontrollit të pandërprerë të territorit, si dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në malin e Ballenjës, Njësia Administrative Martanesh, disa persona po përgatiteshin për të kultivuar bimë narkotike, nga ana e Komisariatit të Policisë Bulqizë, u organizuan shërbime sekrete, dhe si rezultat u finalizua me sukses operacioni policor “Ballenjë-2019”, duke arrestuar në flagrancë shtetasit, A.Ll., 26 vjeç, banues në Mirditë, K.H, 25 vjeç dhe O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë”, bënë me dije burime pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një kallashnikov, 1324 kubikë të mbjellë, të dyshuar me fara kanabis sativa dhe vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike. “Nga këqyrja e vendit të ngjarjes, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një armë zjarri automatik model 56, me 30 fishek. 1324 kubik (gota plastike), të mbjella të dyshuara me fara kanabis sativa. Vegla pune, tuba plastike që do shërbenin për kultivimin në tokë të fidanëve që u gjetën në gotat plastike”, bëhet e ditur nga Policia.

Tre të rinjtë që do të hetohen për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kishin zgjedhur një zonë malore dhe të pabanuar për të kultivuar bimët narkotike, në mënyrë që të mos diktoheshin.

U arrestuan

A.Ll, 26 vjeç, banues në Mirditë.

K.H, 25 vjeç, banues në Tiranë.

O.K, 23 vjeç, banues në Tiranë.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.