VIDEO/ Plasin të qeshurat në Pogradec, Rama nxjerr filxhanin e fallit

Kryeministri Edi Rama, ndërsa po zhvillonte fushatën e radhës elektorale në Pogradec, ka ironizuar opozitën me “filxhanin”.

Kreu i qeverisë ka nxjerrë një filxhan para elektoratit dhe ka nisur “të lexojë fatin”, duke ironizuar Fahri Balliun dhe djalin e tij, Klevis Balliun.ramaaa

“Se këtu është zona e Bahri Falliut, edhe doja që tua tregoja me filxhan në dorë, se çfarë i thotë fallxhorja Bahri Falliut.

I thotë, Faro shof një peshk të madh, në formë F, edhe lek i madh Faro lek i madh, edhe Faro i thotë po kjo K këtu çfarë është? Koran? Joo Faro i thotë, kjo K është Klevisi, edhe i thotë Farua, po ca bën ky ktu? Po më ha lekët mua? Dhe fallxhorja i thotë, jooo, ëëë… t’i ha Faro t’i ha, po shiko këtu si hapet rruga e gjolit dhe ja ku e ke, dhe del një I që është Iliri dhe shikoje si e bën Iliri zjarr, zjarr, gjithë gjoli bëhet tigan dhe Klevisi bëhet Ministër Drejtësie”, ka rrëfyer në mënyrë ironike Rama.

“Në këtë situatë mirë është të qeshësh pak me këta, se ia ngrysëm ballin këtij vendit, se këta janë për të qarë dhe për të qeshur, se është e paimagjinueshme gjithë kjo që ndodh, por ishte e shkruar dhe do ta kalonim dhe këtë”, shprehet Rama.

klevis

e00abd1f-d451-41d8-84a7-e34ea9b2b477f05ed17b-cf0f-441f-b38e-1b1014024399

 

 

 

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.