VIDEO/Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë: Kjo qeveri njeh vetëm dhunën, prandaj bashkohuni me ata që po u vjedhin shtëpitë

Pedagogu i Fakultetit të Drejtësisë, Ermir Dobjani ishte në krah të studentëve në protestën që po mbahet para ministrisë së Arsimit.

Përmes megafonit, Dobjani, i cili ka mbajtur dhe postin e Avokatit të Popullit i bëri thirrje studentëve të vijojnë protestën, madje të bashkohen me banorët që po u prishet banesa për shkak të projektit të Unazës së Madhe.

“Në Ministrinë e Arsimit është vënë një kriminele jo ministre, sepse vazhdon politikën kriminale të Edi Ramës.  Kanë vrarë të gjithë diplomat e universiteteve të huaja. Nëse keni vendosur të fitoni të drejtat tuaja nuk bëhen të lutur dhe të puthur, por me bojkotim total të studimeve. Këta nuk njohin logjikë por njohin dhunën. Bashkohuni protestave të atyre që po ua vjedhin shtëpinë, ndryshe nuk ka zgjidhje.’

Loading...

Prej orës 09:30 studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut kanë dalë në protestë përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.