VIDEO/ Një muaj më parë Rama mohoi përgjimin e tij: “Unë nuk flas ashtu…”

Një muaj më parë (18 maj 2019) në fjalën e tij para kandidatëve të bashkive Kryeministri Rama foli edhe për përgjimet e para të “Bild”. Në to thuhej se ishte regjistruar edhe vetë Rama në përgjime, por kreu i mazhorancës tha se ai nuk flet me atë gjuhë.

“Përgjime krejt qesharake të gërryera nga dosje hetimore në thyerje të sekretit hetimor dhe të dhuruar për “Big Brother”-in nga dora e dikujt që në vend që të hetonte Dibrën, e ruajti në sirtar për këtë ditë të zezë”, – tha Rama

“Apo përgjime të sajuara komplet ku ka dalë edhe një rresht i thënë nga goja ime, i cili nuk më shqetëson, por më fyen, sepse nuk është gjuha ime, por gjuha e një mësuesi nate, jo vetëm pa arsimit përkatës, por edhe totalisht jashtë profilit.

Përgjime imagjinare që fshihen pas disa numrash të cilat përsëriten pa pushim, si të ishin “Kodi i Da Vinçit”, ku ndrydhen të vërteta të skëterrshme mbi vjedhjen e zgjedhjeve nga unë me paratë e mafies”, – shtoi Kryeministri.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.