VIDEO/ Karrige gjykatësit dhe gazetarëve tek Krimet e Rënda. Familjarët e të dënuarve të Lazaratit shpërthejnë në sallën e gjyqit

Tension dhe dhunë në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Familjarët e grupit të Lazaratit, që akuzohen për vrasjen e efektivit të policisë Ibrahim Basha pas dhënies së vendimit të trupës së Apelit, që ka lënë në fuqi vendimet e Shkallës së Parë me vetëm dy ndryshime të vogla, kanë reaguar duke e kundërshtuar me dhunë. 

Familjarët kanë hedhur karrige në drejtim të trupit gjykues, ndërsa kanë lëshuar edhe mallkime kundër tyre si “Ju vdekshin fëmijët”. Gazetari i Report Tv Arsen Rusta raporton se gjithashtu janë dhunuar dhe ofenduar edhe gazetarët. Një gazetare është goditur njëri nga familjarët e grupit të Lazaratit.

 

Report Tv ka siguruar pamjet e momentit ku janë goditur dhe ofenduar gazetarët te Gjykata e Krimeve të Rënda. Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që policia nuk ndërhyri, ndërsa nuk kishte marrë asnjë masë për senacën e sotme.

Të dënuarit e grupit të Lazaratit për vrasjen e efektivit Ibrahim Basha/ Vendimi i Apelit sot
Albion Aliko – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Bajram Boci – Burgim i përjetshëm-Mbetet në fuqi
Elvis Boçi – 35 vite burg-Mbetet në fuqi
Alban Aliko – 20 vite burg- Apeli sot e uli në 18 vite
Elson Kasma – 18 vite burg-Apeli sot e uli në 17.6 vite

Xhulio Malo – 10 vjet-Mbetet në fuqi
Klodian Selimi – 13 vjet-Mbetet në fuqi
Oltion Proko – 9 vite burg-Mbetet në fuqi
Dervish Gaba – 15 vite-Mbetet në fuqi
Ruhan Hija – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Iljaz Xhaferri – 15 vite burg-Mbetet në fuqi
Kerkesa e prokurorise

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar tri burgime të përjetshme për tre nga 11 të akuzuarit e grupit të “Lazarati II”, që sulmoi me armë furgonin e RENEA-s në vitin 2015, ku mbeti i vrarë efektivi Ibrahim Basha.

Arbion-Aliko-i-akuzuar-si-pjestar-i-grupit-te-zjarrit-te-perfshire-ne-ngjarjen-e-Lazaratit-gjate-nje-seance-ne-Gjykaten-e-Krimeve-te-Renda

Loading...

Edhe ne kete seancen ka pasur tensione të mëdha, teksa gjatë leximit të pretencës, familjarët e të akuzuarve nuk janë përmbajtur. “Fëmijët tanë janë të pafajshëm. Ky shtet është diktaturë. Komunistët nuk janë larguar, po na vrasin përsëri”, kanë thënë ata brenda dhe jashtë seancës. Prokuroria kërkoi burgim të përjetshëm për Arbjon Alikon, Elvis Boçian dhe Bajram Boçian.

Për Elson Kazmën që ndryshoi dëshminë, u kërkua 17 vjet e 6 muaj burgim, ashtu sikurse edhe për Alban Alikon. Prokuroria kërkoi 18 vjet për Iljaz Xhaferrajn, Dervish Gabën dhe Rohan Hirajn, si edhe 10 vjet për Xhulio Malon dhe Klodian Selimin. Ndërsa për Oltjon Prokon u kërkuan 9 vjet burg.

Sulmi me armë ndaj Policisë në Lazarat ndodhi më 24 qershor 2015, ku nga hetimet ka rezultuar se furgoni i Policisë u qëllua me breshëri, teksa ishte futur në fshat. Grupi ishte përgatitur për sulmin, madje ishin armatosur dhe kishin porositur edhe uniforma dhe maska në një rrobaqepësi në Gjirokastër.

Në fillim ata janë gjykuar me gjykim të shkurtuar, por më pas hoqën dorë, duke ndryshuar dëshmitë. Të akuzuarit pretendojnë se janë dhunuar në Polici kur kanë dhënë dëshmitë dhe i mohojnë akuzat.

SI U VRA EFEKTIVI

Në tetor të këtij viti, në Gjykatën e Krimeve të Rënda dëshmuan dy prej kolegëve të efektivit të vrarë më 24 qershor 2015 në Lazarat. Ata treguan me detaje se si ndodhi sulmi dhe si u vra kolegu i tyre brenda në furgon nga breshëria e plumbave. Vrasja, sipas tyre, ndodhi pas orës 8:30 të mëngjesit, kur u thirrën për ndihmë nga disa kolegë, që kishin ndaluar një mjet të dyshimtë.

Furgoni i pablinduar i Policisë u qëllua disa herë me armë. “Më 24 qershor 2015 ishim në Gjirokastër, rreth orës 05:00 të mëngjesit. Aty kemi marrë instruksione nga shefi i seksionit për një situatë problematike në fshatin Lazarat. Na u tha se ka pasur të shtëna me armë. Na dhanë edhe fotografitë e të dyshuarve dhe rreth orës 8:30 të asaj ditë jemi dislokuar në hyrjen e rrugës që të çon në fshat. Pasi kemi hyrë për patrullim në fshat, jemi urdhëruar pas 10 minutash nga eprori që t’i shkonim në ndihmë një grupi kolegësh, që kishin ndaluar një person me automjet dhe që dyshohej se ishte i armatosur. Sapo jemi afruar në vendin e njohur si “Pularia”, kemi rënë pre e të shtënave. Nuk po e kuptonim nga vinin. Të shtënat vinin një e nga një. Po na qëllonin në mënyrë të kontrolluar. Unë vura re që u plagosa në shpatullën e djathtë. Më pas vura re se Ibrahim Basha kishte mbështetur kokën në supet e drejtuesit të furgonit, pra, ishte qëlluar. Pikërisht në ato momente, drejtuesi i mjetit ka rritur shpejtësinë për t’u pozicionuar në një vend më të mbrojtur. Të shtënat vazhdonin edhe pasi ishim plagosur. Pasi u ndal mjeti, zbritëm nga mjeti, duke u kërkuar ndihmë kolegëve tanë dhe duke i informuar se ishim qëlluar me armë”, kanë treguar ata.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.