VIDEO/ I zgjedhuri i Rames për ministër i Jashtëm pro ndryshimit të kufijve: Jo vetëm mes Kosovës e Serbisë, por dhe Shqipëria me…

Propozimi i Kryeministrit Edi Rama për të emëruar si ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakajn, ka ngjallur jo pak reagimin në ambientin politik dhe mediatik.

I cilësuar nga Rama si “gjeni”, ministri i propozuar ka dhënë një intervistë disa muaj më parë në “Klan Kosova” përballë analistit Baton Haxhiu ku flet për ndryshimin e kufijve dhe zgjidhjen e konflikteve mes vendeve fqinje.

Në intervistën e tij, Cakaj thekson se korrigjimi i kufijve është një terminologji e cila është në përputhje me fokusin e Bashkimit Europian dhe që ka për qëllim definimin rigoroz të linjave të kufirit.

“Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian. 

Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi.

Këto janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet ndërtimit në Kosovë.

Por çështja është që duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Europian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit”, thekson ai.

Deklarata e ministrit të propozuar, Gent Cakaj

Ndryshimi i kufijve, semantikisht nuk është thjeshtë një operacion linguistik për ta relativizuar çështjen e këmbimit territorial, por situata ka evoluar tutje.

Evoluimi i parë është sepse po konceptohet në suaza të korrigjimeve të përgjithshme territoriale që janë duke ndodhur në Ballkanin Perëndimor.

Shqipëria ka çështjen e hapur të detit me Greqinë, Kosova çështjen e hapur të kufirit tashme me Serbinë dhe kjo është konceptuar të jetë komplementare me politikat e Bashkimit Europian.

Ndonëse natyra e kontesteve është e ndryshme sepse janë tri lloje të kontesteve bilaterale në rajon, e para është kontestet e trashëguara që prej vitit 1940 kur Greqia miraton ligjin e luftës me Shqipërinë dhe ai formalisht është ende në fuqi.

Këto janë konteste të trashëguara prej Luftës së Dytë Botërore, janë konteste e zëmë mes Kroacisë dhe Sllovenisë që sot janë anëtare të BE-së, të cilat trashëguar prej shpërbërjes së ish-Jugosllavisë përkatësisht kontestet e tyre territoriale dhe janë konteste të tjera dhe me funksionalitetin e shtet ndërtimit, siç është rasti i fundit i funksionalitetit në Bosnje dhe shtet ndërtimit në Kosovë.

Por çështja është që duke e pasur parasysh fokusin e Bashkimit Europian në mbylljen e kontesteve bilaterale, korrigjimi i kufirit është konceptuar si një terminologji e cila mund të interpretohet kompatibile me trendin e difinimit rigoroz të linjave të kufirit.

gent-cakajrama-dhe-gent-cakajRama-cakaj

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.