VIDEO/ Hyn me armë në dyqanin e floririt për të vjedhur, shitësja i hedh spraj djeges

Këto pamje të kapur nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin kur një person është futur në një dyqan me bizhuteri floriri, ndërsa ka tentuar të grabisë duke kërcënuar shitëset me armë.

Në dyqan ndodhen dy shitëse, ndërsa njëra prej tyre teksa ulërinte nga frika, ka gjetur guximin dhe i ka drejtuar një spraj djegës në fytyrë duke e detyruar të largohej. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në rrugën “Muhamed Gjollesha” në Tiranë, përballë shkollës Sabaudin Gabrani, ndërsa më pas është bërë edhe një denoncim në polici, për të bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të kësaj grabitjeje të mbetur në tentativë. /PANORAMA

Loading...

 

 

 

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.