VIDEO-FOTO/ Aktiviteti i Ramës, ja surpriza që i bënë të rinjtë e FRPD

Gjatë aktivitetit në Orikum për çeljen e sezonit turistik, ku i pranishëm ka qenë Kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj, një surprizë u është bërë qeveritarëve nga të rinjtë e FRPD-së.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike prej ditësh kanë bërë protesta të vazhdueshme ku kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Sot, përveç se në Tiranë ku protestuan para Ministrisë së Brendshme, ata protestuan edhe në Orikum, ku ndodhet kryeministri së bashku me ministrin në çeljen e sezonit turistik. Gjatë kohës që po fliste Xhafaj, të rinjtë e FRPD-së kanë ngritur një dron me një baner shkruhej: “Mjaft zgjodhi mafia dhe droga ministrat, të zgjedhë ndonjë dhe populli”.

Pas ngritjes së dronit, veprimi Garda e Republikës dhe policia është vënë në ndjekje të personave që ngritën dronin dhe protestuan. Raportohet se 3 nga të rinjtë e FRPD-së u shoqëruan në komisariat: Zekri Picari, Klaus Shaqiri, Fatjon Bathorja.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.