VIDEO/ Edi Rama doli bllof, brenda 12 orëve

Edi Rama nuk e dinte se vetëm 12 orë pas deklaratës së fortë të tij, se audio-përgjimi i Agron-Geron Xhafajt ishte një konspiracion për të rrëzuar qeverinë e tij, e gjithë alibia e tij e ngritur me mund për muaj të tërë do ti shembej.

Një video e regjistruar në mënyrë të fshehtë me dëshmitarin-aktor të tij në çështjen e Agron-Geron Xhafaj do të ishte edhe rënia e të gjithë skemës së tij.

Fredi Alizoti në një rrëfim të sinqertë mes miqsh e shokësh do të mburrej se i kishte ardhur Drejtori i Policisë së Shtetit në Vlorë dhe e kishte marrë me makinën e Ministrisë së Brendshme.

Më pas po ky, do ta çonte dhe do ta ulte në tavolinë me numrin 2 të PS-së, Taulant Balla dhe do ti kërkonin që ‘të hidhej nga ata’, pasi do të kishte përfitime të shumta.

Loading...

E gjithë ajo shprehje ‘unë i di të gjitha’, mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 do ti ngecte në grykë Ramës, i cili pas një shfaqje me buzëqeshje të shtirur gjatë paradites, në orët e mesditës do të reagonte në mënyrë të pakontrolluar duke lëshuar kërcënime ndaj opozitës.

Nuk i kishte ndodhur që brenda 12 orësh, Edi Rama të dilte blof dhe e gjithë skema e ngritur me mund për muaj të tërë ti shembej si një ‘kala prej rëre’.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.