VIDEO/ “Drogë nga ajo e kohës së Tahirit” , kapet me gomone në Itali

Një tjetër gomone me droge e trafikuar nga Shqipëria drejt Italisë është sekuestruar sot në ujrat e detit Adriatik. 352 kilogramë kanabis të ndarë në 222 pako u konfiskuan nga Guardia di Finanza, gjatë një shërbimi patrullues, raportojnë mediat italiane. Sipas Financës Italiane droga e kapur mund t’i sillte organizatave kriminale një vlerë përfitimi prej mbi 3 milionë euro Në pranga është vënë skafisti, një 41-vjeçar italian banues në qytetin e Lecces.

Loading...

Prej janarit të 2018 e deri më sot, në Adriatik, janë sekuestruar 17 mjete lundruese me drogë, 17 tonë marijuanë e janë vënë në pranga 40 skafistë. Operacioni është kryer në bashkëpunim me repartin e Financës italiane pozicionuar në portin e Durrësit.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.