VIDEO/Breshëri në madhësinë e një topi tenisi

Bilanci i breshrit të rëndë në Pescara është me 18 persona të plagosur.

Të gjithë kanë përfunduar në urgjencë pasi u goditën nga “gurë” breshëri që ra në madhësinë e një topi tenisi.

Makina dhe dritare shtëpish janë shkatërruar ndërsa shumë rrugë u shndërruar në përrenjtë të aftë për të zvarritur makinat në lëvizje për shkak të tërbimit të ujërave.

Erërat e fortë kanë qarkulluar me shpejtësi mbi 150 km në orë mëngjesin e sotëm në Ravenna, ndërsa kanë rënë mbi 80 mlm shi.

Nga stuhitë është përfshirë edhe Emilia, Romagna, Marche dhe Abruzzo, ndërsa stuhitë më të forta u regjistruan në Pescara.

Pothuajse i gjithë jugu i Italisë është përfshirë nga reshjet intensive të shiut dhe erërat e forta.

Një tornado kaloi nëpër Milano Marittima duke shkaktuar rënien e pishave detare, disa prej të cilave ra në lëvizjen e veturave dhe autobusëve dhe plagosën së paku tre vetë.

Trafiku është përfshirë nga kaosi për shkak të rënies së pemëve dhe përmbytje ndërsa disa rrugë janë mbyllur plotësisht.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.