VIDEO/ Batuta e Bashës me ‘Ver Llapën’: Më mirë ti në Parlament se Edi Rama

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takime mbrëmjen e sotme me qytetarët e Tiranës dhe tregtarë në zonën e Myslym Shyrit dhe 21-dhjetorit. 

basha me ver llapen

Gjatë ecjes së tij ai është përshëndetur me shumë qytetarë dhe me një nga personazhet komikë të Tiranës, që në shumë raste është bërë dhe pjesë e fjalimeve në Kuvend, me Ver Llapën.

ver

Basha e ka përshëndetur nga larg duke iu drejtuar me fjalët: Veri, si je ti Veri. Më mirë ti se Edi Rama në Parlament.

Kujtojmë se gjatë seancës së kaluar Edi Rama ironizonte deputetin Edi Paloka duke i nxjerr gjuhën jashtë dhe duke lëshuar tinguj “ththththth”. Pas kësaj në shumë faqe satirike në Facebook, Rama u krahasua dhe me Ver Llapën.

basha-premtiet1Premtimi i Bashës: Do ia marrim paratë oligarkëve dhe do ja kthejmë ekonomisë. Oferta jonë është…

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka zhvilluar sot një sërë takimesh me bizneset dhe me qytetarët në Tiranë, të cilët i ka ftuar të marrin pjesë në protestën e 16 shkurtit.

Basha është takuar me një sipërmarrës në fushën e shërbimeve Call Center, të cilit i ka shpjeguar planin e ekonomik të PD-së.

Sipas Bashës do të ketë ulje të taksës së sheshtë, e cila do të bëhet 9%, taksat e sigurimeve shoqërore do të bëhet 9 për qind për punëdhënësin dhe po aq për punëmarrësin.

Ndërkohë që premtim tjetër ka qenë dhe ulja e çmimit të karburantit me 300 lekë.

“Do të keni taksë të sheshtë 9%, tatimi i fitimit dhe taksa e kontriburit shoqëror që do të jetë 9% punëdhënësi, 9% punëmarrësi.  E dyta, është ulja me 300 lek e çmimit të karburantit që vetëm për rrugë nuk shkon. Do të rivendosim fashën për shpenzimin e energjisë. Për biznesin riprodhues ulet me 30-40% të çmimin të energjisë, për biznesin e vogël 20% dhe për konsumatorët.

Janë tre shtrëngesa shumë të mëdha që po i merr buxheti i shtetit por që nuk po kthehet në investime. Këto janë gosti për 5 oligarkë. Oferta jonë është kjo: Qeveria ka marrë paratë për oligarkët, ne do ia marrim oligarkëve dhe do ia kthejmë ekonomisë dhe njerëzve. Prioritet është punësimi si politikë e parë dhe objektiv i parë i Partisë Demokratike”, ka thënë Basha.

basha-premtiet

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.