VIDEO/Aksioni ndaj nëndetëses me 7.7 ton kokainë

Roja bregdetare amerikane ka lëshuar një video të enjten, ku tregohet aksioni në oqean ndaj një nëndetëse e mbushur me rreth 7.7 ton kokainë.

Aksioni mësohet se është zhvilluar më 18 qershor në Oqeanin Paqësor Lindor. Në videon e lëshuar një ditë më parë, dëgjohet një anëtar i ekuipazhit që pikas anijen gjysmë të zhytur, duke bërë thirrje që të ndalej.

Anëtarët e rojës pastaj hidhen në anijen nëndetëse, duke e detyruar përfundimisht që të hapet për të zbuluar më pas kontrabandistët brenda.

Dy anijet amerikane ndjekin anijen e narkotikëve për qindra kilometra larg bregut kolumbian dhe ekuadorian.

Vlera totale e kokainës së gjetur është rreth 232 milion dollarë.

Rojet bregdetare kapin vetëm 11 për qind të anijeve gjysmë të zhytura me drogë

Në katër vitet e fundit, ka pasur një rritje të karteleve të drogës nga Amerika Qendrore dhe Jugore duke përdorur këto anije gjysmë të zhytura, tha komandanti i komandës, Stephen Brickey për CNN.

Këto anije janë relativisht të rralla. Ata janë të shtrenjtë për t’i ndërtuar, dhe kartelet duhet t’i ndërtojnë thellë në xhungla për të shmangur zbulimin. Pasi ato mbushen me drogë dhe zhyten në det, është pothuajse e pamundur t’i zbuluar vetëm nëse pikasen me avion apo me anije.

“Pjesa më e madhe e anijes është nën ujë, prandaj është e vështirë të zbulohen. Gjithashtu, ato ngjyrosen me ngjyrë blu thuajse të njëjtë me ujin”, tha ai.

Edhe nëse Rojet bregdetare arrijnë të kapin anijen, ato duhet të jenë të shpejta. Çdo anije është ndërtuar me aftësinë për të fundosur dhe shkatërruar provat brenda disa minutave ndërsa kontrabandistët mund të jenë të armatosur.

Nuk është e lehtë, dhe Rojet bregdetare ndalojnë vetëm rreth 11 për qind të anijeve që kalojnë përmes Paqësorit Lindor – një zonë që Brickey tha se ishte rreth madhësisë së të gjithë SHBA-ve.

Dhe një pjesë e problemit është se 70 për qind e flotës së Rojës Bregdetare është mbi 50 vjeç – kështu që ata janë të ngadalshëm dhe kërkojnë shumë mirëmbajtje para se të mund të vendosen.

 

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.