VIDEO/ 18-vjeçari shqiptar që po shpërthen tek Bayern Munich

Quhet Meritan Shabani, dhe cilësohet si një nga talentet më të mëdhenj në rrallët e akademisë së klubit të Bayern Munich. Lindur më 1999 në Kosovë, Shabani ka shkëlqyer në ndeshjet e tij të para me gjigandët gjermanë.

Roli i tij natyral është ai i mesfushorit sulmues, megjithatë Shabani mund të luajë edhe si mesfushor krahu apo edhe mesfushor qëndror. Që nga viti 2015 është pjesë e të rinjve të Bayern dhe me paraqitjet që po bën së shpejti mund të kalojë tërësisht në ekipin e parë.

Loading...

Në ndeshjen e fundit ndaj Sonnenhof Grossapach, talenti shqiptar asistoi në golin e dytë të Bayern, ku pas disa kombinimeve mjaft të mira me Ribery, shërbeu për Thomas Muller i cili dërgoi topin në rrjetë. Ndeshja përfundoi me rezultatin 5-3 për Bavarezët.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.