Vetting me brekë nëpër këmbë…

Basir Çollaku

Politikanë miliarderë kontrollojnë e ndëshkojnë gjyqtarë e prokurorë milionerë

Ky vettingu teatral, që kontrollon brekët e kalamajve, kasetat e dasmave, dhe ambasadorë që betohen se janë batman, pasi janë gudulisur në purgator, është shëmti me regji të korruptuar. Sigurisht kjo nis me shkarkimin e Kryeinspektorit të Deklarimit të Pasurive, të Drejtorit të Parandalimit të Pastrimit të Parave e drejtues e zyrtarë në dijeni të pastrimit të mëparshëm.

Loading...

Kjo nuk ka ndodhur. Këta kontrollore vendas e të huaj kane shumë punë. Cinike është të dëgjosh kur politikanë miliarderë kontrollojnë e ndëshkojnë gjyqtarë e prokurorë milionerë. Ne euro, dollarë dhe lekë. Njeherësh ambasadorë e ekspertë të huaj nuk e rruajnë fort për rezultatet se sa për derivatet në mberritjen e rezultatit. Bankat bëjnë sikur kontrollohen, llogaritë në of shore as ka takat ti shohë kush, bizneseve vip, largqoftë tu afrohet njeri.

Te tjerat janë statistika qoftesh, tek rreken të boshatisin Kushtetuesen, gjymtojnë Gjykatën e Lartë, mbajnë shkrehur prokurori e gjykata të tjera. Në fund do mbyllen sytë perballë një rrëmuje rrenuese që e bën drejtesinë shumë herë me keq tani që është mirë, se sa ishte kur qe keq. Degradimi kontrollues në brekë e kanotiere kalamajsh, me sytjena, brekë cicash,është një faliment me suva suksesi. Te terrorizosh fëmijet kaq flagrant është banditizëm.

Nuk gjendet peshk ndër ferra e lepuj në det. E gjithë kjo tallava ligjore bëhet me një qëllim. Ajo çka duket nuk është optimiste, ajo çka fshihet ngjan si pesimiste, ajo që duhet bërë është thjesht futuriste..Në fund kemi një pazar ku verem shitet dhe blihet. Shiten e blihen prokurore, gjyqyare, deputete, ministra, ish te tille, kryeministra, ish te tillë, ambasadorë, nderkombetare. Tregu është plot. Aq sa edhe tregu i euros dhe dollarit po luhatet dyshueshëm, sa nga Banka aq nga pranga..

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.