VETINGU, SI “SITË” MORALE DHE PROFESIONALE PËR GAZETARËT

NGA ABEN VATA

Loading...

Nëse është i vërtetë lajmi se një numër gazetarësh dhe persona të tjerë publikë kanë përfituar nga një fond special grek, ky është një skandal që nuk mund të kalohet sipas parimit “skandali ri bën të harrojmë të vjetrin”. Ndoshta ky rast duhet të çojë në një VETING edhe për njerëzit e medias. Nëse ndodh që të kontrollohen pasuritë e tyre, privilegjet etj, do të shihni se shumë pak prej tyre do të mund të justifikojnë gjithcka ata kanë siguruar nëpërmjet medias. Një hetim i pavarur do të nxirrte nëse këto parà janë “të pastra” apo vijnë si pasojë e shërbimeve ndaj politikës, biznesit, krimit apo edhe qarqeve anti shqiptare.
Në fakt, “përfolje” të tilla nuk janë një një e re në tregun mediatik. Kohë pas kohe, opinioni publik dhe ai mediatik ka vluar këto 25 vitet e fundit nga “thashetheme” me protagonistë gazetarë apo njerëz të medias, të cilët e kanë kthyer profesionin apo tribunën mediatike në një mjet të pa moralshëm të përfitimit të të ardhurave financiare apo të tjera përfitime.
Kjo histori ka nisur qysh në kohën kur disa media ushqeheshin me fonde dhe lidhje të dyshimta me ambasadat e huaja (1992-1997); vazhdon me kohën e Piramidave financiare (1994-1997) që ushqenin media e gazetarë që nxisnin njerëzit të fusnin kursimet aty. Më pas kemi qeveritë që njëra pas tjetrës qerasnin gazetarë e pronarë me fonde publike, tendera etj.
Nëse do të realizohet VETINGU shumë gazetarë nuk do ta kalojnë pragun e ndershmerisë morale dhe profesionale, fatkeqësisht.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.