Vetingu/ Kolegji i Apelimit “me pushime”. Bllokohen mbi 40 ankime

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka “ndërprerë” shqyrtimin e rasteve të dorëzuara pranë tij, duke bllokuar në mënyrë thuajse totale dhe pa asnjë argument të fortë procesin e Vetingut.

Për muajin Maj 2019, shkalla e dytë e Vetingut nuk ka planifikuar shqyrtimin e asnjë nga mbi 40 ankimeve të dorëzuara pranë tij.

Në këtë periudhë, Kolegji i Apelimit ka dalë në seancë vetëm tre subjekte, për të cilët procesi i shqyrtimit të tyre ka nisur muaj më parë.

Konkretisht, trupa e Kolegjit të Apelimit, në muajin maj, ka zhvilluar seancën e 12-të për anëtarin e Gjykatës së Lartë, Edmond Islamaj, procesi ndaj të cilit ka nisur që në Dhjetor 2018.

Po ashtu, është zhvilluar seanca e tetë në radhë për gjyqtaren e Tiranës, Alma Brati, procesi ndaj të cilës ka filluar para disa muajsh.

I vetmi subjekt që është futur nga lista e gjatë e pritjes është prokurorja e Prokurorisë së Përgjithshme, Rovena Gashi. KPA hapi seancën gjyqësore për Gashin, pas një opinioni, të konsideruar “gjetje”, që përfaqësuesja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dorëzoi mbi ankimin e subjektit për shkarkimin nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Ndërkohë, për mbi 40 subjekte të tjerë, të cilët presin prej muajsh vendimin e Kolegjit të Apelimit, ky institucion nuk e ka përcaktuar se kur do t’i marrë në shqyrtim.

Burime nga Kolegji i Apelimit deklarojnë në kushte konfidencialiteti se, në këtë situatë, ndër të tjera, ka ndikuar edhe fakti që gjyqtarja Albana Shtylla ka marrë lejen e prapambetur të vitit të kaluar.

Sistemi i drejtësisë, prej kohësh në krizë të rëndë, aktualisht është në një fazë shumë të rëndësishme. Këshilli i Lartë i Prokurorisë po shqyrton kandidaturat për Prokuror të Përgjithshëm me mandat të plotë, si edhe për prokurorët e Struturës së Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK).

Prokurori i ri i Përgjithshëm dhe prokurorët e SPAK-ut do të zgjidhen ndër kandidaturat, të cilët kanë kaluar procesin e Vetingut me formë të prerë. Kjo do të thotë që të gjithë kandidatët e duhet që, më së pari të kalojnë me sukses në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Dhe, në rast se do të ketë ankime ndaj vendimeve të konfirmimit të tyre, atëherë duhet të investohet Kolegji i Posaçëm i Apelimit.

Por, në një kohë që KPA duhet të punojë me “motorët në fuqi të plotë”, ka zgjedhur që të qëndrojë tërësisht pasiv.

Në “listën e pritjes” të Kolegjit të Apelimit janë aktualisht 11 subjekte, për të cilët Komisioneri Publik ka kundërshtuar vendimin e konfirmimit të tyre në detyrë. Ndër subjektet e ankimuar janë edhe 3 anëtarë të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, të cilët po angazhohen që të zgjedhin Prokurorin e Përgjithshëm me mandat të plotë dhe 15 prokurorët e SPAK-ut.

Ndërkohë, po presin shqyrtimin e ankimeve të tyre edhe mbi 20 gjyqtarë e prokurorë, të cilët janë shkarkuar nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit.

Situata në sistemin e drejtësisë është në gjendjen më të vështirë që njeh historia e shtetit shqiptar. Por strukturat e Vetingut, sidomos Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka vendosur t’i trajtojë rastet me një shpejtësi thuajse minimale.

Më poshtë është e plotë “lista e pritjes” së vendimeve nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit:

Subjekte të konfirmuar në detyrë, të ankimuar nga Komisioneri Publik

Gentian Medja, gjyqtar, Gjykata Administrative Tiranë

Nertina Kosova, gjyqtare, Krimet e Rënda

Artur Malaj, gjyqtar, Gjykata Administrative Tiranë

Besnik Muçi, prokuror, Krimet e Rënda

Xhezair Zaganjori, kryetar i Gjykatës së Lartë

Alma Kolgjoka, kryetare e Gjykatës së Krujës

Gentjan Osmani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Arben Dollapaj, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Besnik Cani, anëtar i Këshillit të Lartë të Prokurorisë

Adnand Kosova, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme

Donika Prela, drejtuese e Prokurorisë së Krimeve të Rënda

Dritan Peka, drejtues i Prokurorisë së Apelit, Tiranë

Subjekte të shkarkuar, të cilët kërkojnë nga KPA rikthimin në detyrë

Izet Kadana, kryetar i Gjykatës së Pukës

Fatos Qato, gjyqtar, Apeli Tiranë

Artur Selmani, prokuror, Prokuroria e Përgjithshme

Shpëtim Kurti, prokuror, Prokuroria Tiranë

Artor Ylli ndihmës, Gjykata Administrative

Entela Prifti, Kryetare e Gjykatës së Apelit, Korçë

Ramadan Troci, prokuror, Prokuroria Tiranë

Sotiraq Lubonja, gjyqtar, Apeli Korçë

Ahmet Jangulli, gjyqtar, Gjykata Administrative Shkodër

Dritan Rreshka, drejtues i Prokurorisë Tiranë

Ervin Metalla, gjyqtar, Apeli Tiranë

Bujar Hoti, prokuror, Apeli Durrës

Arben Nela, prokuror, Prokuroria Tiranë

Artan Broci, anëtar i Gjykatës së Lartë

Elsion Sadiku, prokuror, Prokuroria Korçë

Bledar Abdullai, gjyqtar, Gjykata Tiranë

Artan Bajrami, drejtues i Prokurorisë së Apelit për Krime të Rënda

Alfred Gjoni, kryetar i Gjykatës Kurbin

Arben Zefi, kryetar i Gjykatës së Shkodrës

Alltun Çela, kryetar i Gjykatës së Sarandës

Agron Vavla, kryetar i Gjykatës së Beratit

Luan Dervishi, gjyqtar, Apeli Shkodër

Admir Belishta, kryetar i Gjykatës Korçë

Alma Liçaj, kryetare e Gjykatës së Apelit, Vlorë

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.