Vetingsat me shumë standarte!

Nga Flamur Vezaj

Prej kohë sh po ndjek “Vetingsat” dhe po cuditem me disa vendime! Kam lexuar e ndjekur thuajse të gjithë kë ta të “gjykuarit” dhe shkrimet që janë bërë nga kolegët në media në Shqiperi!
Anëtaret e KPK ose “Vetingsat” për disa gjyqtarë e prokurorë kanë hyrë duke kontrolluar edhe lagjen e jo vetëm të afërmit! Per disa të tjerë është bërë vetëm një “hetim” siperfaqesor për të thënë që u kontrolluan! Ndërsa për disa, që fatkeqesisht e kaluan “vetingun” edhe pse u gjetën me mjaft shkelje, nga vet ata dhe të afërmit e tyre përseri ia hodhën lumit!

E nga krahasimi i të gjithë këtyre dhenave të publikuar apo qendrimet e mbajtur nga “vetingsat” fatkeqesisht më rezulton se nuk po ndjekin një standart por disa standarte!

Unë jo në një rast, por në shumë, kam konstatuar se anetaret e “vetingut” nuk po mbajnë një qëndrim per raportet e ILDKPKI-së! Diku merret i mirëqenë (besuar) raporti i ILDKPKI-së, tek ndonjë personazh merret pjeserisht i mireqene dhe diku nuk merret fare parasysh!

Në disa vendime KPK edhe pse ka konstatuar shkelje, perseri kanë dhënë vendim pozitive sidomos per disa personazhe që njihen nga kolegët e mi si persona plasteline, që kane dhënë (marr) vendime absurde (si prokurore e gjyqtarë) e përsëri janë në rresht të triumfatorëve!

E janë shkarkuar disa që jetojnë në apartamente parafabrikate e që në sistem i njohin të gjithë si korrekt, si rasti prokurores Besa Nikhasani, prokurorit Gent Trenova, gjyqtarit Fatmir Hoxha e prokurorit Dritan Rreshka! Pavaresisht vendimeve per këta personazh, që unë gëzoj respekt edhe pse disa prej tyre nuk i kam takuar kurrë, “vetingsat” nuk mund të justifikojnë punën e tyre!

Shikoni disa nga personazhet që kaluan “Vetingun”, pa hy per të gjithë po këta të fundit si Xh.Zaganjori, A.Malaj etj, që edhe pse me probleme në pasurit e tyre apo të afermit , përsëri emrat e tyre kaluan tek njerezit e ndershëm! Kjo nuk është e DREJTE!!!

E për këte, e shumë arsyetime të tjera, mendoj së KPK-ja nuk është standartizuar por vepron sipas tekave apo gjykimeve momentale (duke mos hequr dyshimin se vepron edhe mbi bazë të porosive politike)!

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.