Vërtetohet akuza e banorëve dhe opozitës: Punimet te ‘Astiri’ ishin pa leje

Ndërkohë që banorët e ‘Astirit’ janë futur në ditën e 18 të protestës kundër prishjes së banesave për ndërtimin e një segmenti zgjerimi të Unazës së Madhe, vetëm mbrëmjen e djeshme, Këshilli Kombëtar i Territorit, i ka hapur rrugën Autoritetit Rrugor Shqiptar, për të vazhduar punën.

Në mbledhjen e fundit KKT është miratuar leja e zhvillimit për rehabilitimin e segmentit rrugor, ‘Mbikalimi i pallatit me shigjeta rrethrrotullimi Shqiponja’.

Ky vendim i KKT-së vërteton akuzat e opozitës dhe të banorëve se punimet që tentuan të nisin në këtë segment nga firma ‘Salillari’, ishin pa leje.

Loading...

Sërish vërtetohet mënyra skandaloze se si funksionon shteti i ndërtuar nga Edi Rama. Banorëve u kërkohet që të lirojnë shtëpitë, u vihet kryq i kuq mbi mure, hiqet ndriçimi i rrugës, priten pemë rrethohet ambienti, shkojnë fadromat…ndërkohë që e gjithë kjo sipërmarrje nuk kishte ende leje nga autoriteti përgjegjës që është Këshilli Kombëtar i Territorit.

Image

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.