Vëllai i Xhafës: “Është bërë keq, në Itali janë zbërthyer”

Përmbajtja e audios 210 sekonda e vëllait të Xhafajt me trafikantin e penduar

 

Partia Demokratike publikoi sot audio përgjimin prej 3 minuta e 30 sekonda të një bisede të përgjuar të një trafikanti droge me vëllain e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Audio nis me një bisedë telefonike mes trafikantit (i cili sipas PD-së ka bërë një herë burg në Itali dhe është liruar) dhe Agron Xhafajt.

Trafikanti i kërkon nder Xhafajt të marrë edhe njëherë kanabis për ta çuar në Itali, pasi siç thotë pas kthimit ‘është keq’.

Vëllai i ministrit, sipas PD-së, i tregon vendin se ku duhet ta marrë ngakesën.

Në të njëjtën kohë ai i kërkon që të mos e shqetësojë më për këtë temë.

VIDEO E PD

Në të kaluarën, bashkëpunëtori X dhe Agron Xhafaj kanë punuar së bashku në trafikun e drogës, por kur bashkëpunëtori X u dënua me burg në Itali, Agron Xhafaj nuk u interesua kurrë për të. Takimi mes tyre zhvillohet pasi bashkëpunëtori X ka dalë nga burgu, ka ardhur në Shqipëri dhe i kërkon ndihmë Agron Xhafajt t’i gjejë ngakesë me kanabis dhe ta punësojë si skafist për të bërë një rrugë Italie, sepse ka mbetur pa para.

Bashkëpunëtori X la takim me Agron Xhafajn në Vlorë nëpërmjet numrit të telefonit 0672014472, i konfirmuar se i përket vëllait të Ministrit të Brendshëm.  

Biseda është përgjim ambiental dhe dëgjohet vetëm bashkëpunëtori X që po flet në telefon me Agronin.

Me bashkëpunëtorin X janë në makinë edhe dy persona të tjerë, pjesëmarrës në operacion.

Nis biseda telefonike në makinë mes bashkëpunëtorit dhe Agron Xhafajt.

Bashkëpunëtori X: O pasha ca bën mo, si dukesh?

Agroni: –

Bashkëpunëtori X– Mirë vëlla. Ti vetë?

Agroni: –

Bashkëpunëtori X- Isha andej nga Toro qorri. Do të merrja në telefon të ftoja për drekë, por më thanë që ishe lagr. Dëgjon vëlla?

Agron Xhafaj e pret bashkëpunëtorin X në një lokal që në Vlorë, njihet si lokali i vëllait të ministrit të Brendshëm.

Bashkëpunëtori X: Ca bëre? Si ke qenë nga shtëpia?

Agroni: Mirë o mirë, ti mirë?

Bashkëpunëtori X: Mirë.

Agroni: Mirë keni qenë? Ca bëre ndonjë gjë?

Bashkëpunëtori X: Mirë.

Agroni: Si ia kalove? Ca bëre ndonjë gjë të re?

Bashkëpunëtori X: Mirë vëlla mirë. dëgjo ore, se për atë muhabetin që të mora në telefon, po puna është që…

Agroni: Një herë më ke marrë mua në telefon ti. Ndonjë gjë të re ca ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hic, ja erdha për atë që të thashë, për të bërë rrugën.

Agroni: Dëgjo tani, ti e kupton si janë gjërat. Këta plehrat po na sulmojnë shumë ore.

Agroni: (Përmend një fjali me 5-6 fjalë, por nuk kuptohet mirë)

Agroni: Do të të çoj unë te Ermali ore, është shoku im i ngushtë.

Bashkëpunëtori X: Të faleminderit (2-3 fjalë që s’kuptohen). Se erdha ngaqë jam keq vëlla. Se nuk erdha nga e mira.

Agroni: Dëgjo, hera e parë dhe e fundit dhe mos na bjer më në qafë. Se po na sulmojnë shumë ore. Shiko dhe vëllanë (Fatmir Xhafaj). Shumë fare po na sulmojnë. Të jetë hera e parë dhe e fundit.

Bashkëpunëtori X: E mirë vlla mirë.

Agroni: Mirë pra, ndonjë gjë tjetër car ke bërë?

Bashkëpunëtori X: Hic asgjë.

Agroni: Na kanë nxjerrë emrin. Mos më bjer më në qafë, aman të keqen. Ata të tjerët në Itali, e shikon (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen, sepse flasin njëkohësisht me bashkëpunëtorin X).

Bashkëpunëtori X: Mirë vlla mirë, (thotë 2-3 fjalë që nuk kuptohen)/ Ne duke pirë kafe jemi, s’e vrasim mendjen.

Agroni: Ndonjë gjë tjetër nga shpia?

Bashkëpunëtori X: Mirë të gjithë. Ti vetë?

Agroni: MIrë, mirë.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla rrofsh, faleminderit.

Agroni: Po na sulmojnë ata, keq fare.

Bashkëpunëtori X: Mirë, mirë.

Agroni: Kalofsh mirë.

Bashkëpunëtori X: Faleminderit njëherë për të gjitha. S’të nxjerr asnëj problem. Rrofsh edhe për kafen.

Agroni: Aman o të keqen vlla, hera e parë dhe e fundit, mos më bjer më në qafë.

Bashkëpunëtori X: Po ik o se stë bije më në qafë, po kisha një problem se kam një hall dhe unë. Ta bëra si vëlla.

Agroni: Po gjërat nuk e shikon si janë?

Bashkëpunëtori X: Se e njohim njeri-tjetrin.

Agroni: Ata në Itali janë zbërthyer komplet ore.

Bashkëpunëtori X: Mirë o vlla mirë, hajde rrofsh. Do e takoj unë Ermalin. Pa merak.

Agroni: Te Ermali vëlla.

Bashkëpunëtori X ndoqi rrugën e treguar nga Agron Xhafaj, bleu kanabis tek trafikantët nën urdhërat e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i qetë dhe pa ndjekjen e policisë.

 

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.