Vdes miliarderi Paul Alen , bashkëthemeluesi i Microsoft,

Mesazhi  prekës i Bill Gates

Ndahet nga jeta ne moshen 65-vjeçare, Paul Allen, i cili bashkëthemeloi kompaninë e teknologjisë Microsoft. Mediat e huaja raportojne se vetem dy javë më parë, ai njoftoi se i është kthyer sëmundja e kancerit, të cilën e ka trajtuar në vitin 2009.

Bashkëthemeluesi i Microsoft-it, Bill Gates, tha së është “zemërthyer nga vdekja e njërit prej miqve të tij më të vjetër dhe më të dashur. Informatika personale nuk do të kishte ekzistuar pa të”, tha Gates.

Allen u largua nga Microsoft-i në vitin 1983, pas një mosmarrëveshjeje me Gates. Por, aksionet në kompani i mundësuan atij të jetojë jetën si miliarder.

allen

Loading...

Në një deklaratë që konfirmonte vdekjen e tij të hënën pasdite, motra e tij Jody e përshkroi biznesmenin si një “individ të shquar në çdo nivel”.

“Familja dhe miqtë e tij u bekuan që të përjetonin mendjen, ngrohtësinë dhe bujarinë e tij. Me gjithe angazhimin, punen, oraret, gjithmonë ka pasur kohë për familjen dhe miqtë”, tha ajo.

“Në këtë kohë të humbjes dhe pikëllimit për ne – dhe kaq shumë të tjerë – ne jemi thellësisht mirënjohës për kujdesin dhe shqetësimin që ai tregoi çdo ditë”.

allen

Biznesmeni u be i njohur kur së bashku me mikun e shkollës Bill Gates, bashkë-themeluan gjigantin e teknologjisë Microsoft në 1975.

“Ai meritonte shumë më tepër kohë, por kontributet e tij në botën e teknologjisë dhe filantropisë do të vazhdojnë të jetojnë për gjeneratat që do të vijnë”- tha Gates.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.