Vasili për Ruçin: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili përmes një reagimi në Facebook i është përgjigjur komenteve të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për letrën që këta të fundit i kishin dërguar. Vasili theksoi se Ruçi zgjodhi të behej palë me hajdutët e Teatrit, në një kohë që kishin mundësi të distancoheshin.

Sot maskat rane!!!
Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret
”, shkruan Vasili.

Në seancën plenare të ditës së sotme, ku po shqyrtohet edhe dekreti i Ligjit per Teatrit, Ruçi bëri një sqarim duke i kthyer përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit,  dhe jo amendimet e PS. Në fjalën e tij Ruci, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë, duke shtuar se miratimi i dekretit dhe miratimi i amendamenteve të reja për ligjin.

Loading...

Opozita më ka nisur një letër Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e Presidentin dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë.

Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojnë duhet të dinë rregullore. Kjo ishte sa për sqarim. Fillojmë me shqyrtimin e dekretit”, tha Ruçi në Kuvend.

Postimi i plotë

Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit…..

Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.
Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve.
Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.
Sot maskat rane!!!
Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.
Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.
Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp…

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.