Ushtar “Llesh Kimiku” dhe “Peppa Pig”

Naim Noka

Aura po flinte si zakonisht  në krevatin  e saj mbrëmë para se të zgjohej me sy të skuqur që i përvëlonin dhe marrje fryme . E kishte zënë gjumi  bashkë me setin e kukullave të saj ” Peppa Pig”. Ajo  ka krijuar nga seriali i famshëm anglez një imazh krejt të ngrohtë  dhe ka mësuar  një anglishte të pastër me plot dashuri për “Peppa Pig”. Sonte  në nerva e sipër, sypërlotur dhe faqeskuqur  fillova të të  mallkoja ministri im Llesh Kimiku : – Po   kaq derr  me zile  je mo Llesh, O Ramë O kryederr bashkë me ushtar  Kimikun,  në djall vafshi  që na e solle gazin deri në krevat, brenda në shtëpi? Nuk e di në ke mbesa a nipër dhe uroj të jenë mirë dhe të gëzuar.Do të doja me shpirt që të mos zgjohen kurrë  plot ngashërim e makth nga gazi helmues si Aura mbrëmë.  Nuk e di çdo të bënte  shefi yt nëse gazi helmues do të zgjonte të tromaksur Zahon, duke lotuar dhe me probleme në frymëmarrje  ashtu si u zgjua Aura mbrëmë e tromaksur. Por Fundja  Aura dhe Zaho nuk kanë faj . Por ndryshe nga Zaho dhe nipërit apo mbeskat e tua, Aura ka fatin e keq që banon afër drejtorisë së policisë. Në fakt gjëja e fundit që do mendoja ishte gazi kaq afër , në një lagje në zemër të Tiranës, ku jetojnë  dhe ushtrojnë biznese qindra të huaj. Luca që banon në një kat me  ne, nuk po kuptonte pse po i digjnin sytë brenda pallatit dhe vështirësinë  në frymëmarrje. Realitet absurd apo jo ushtar Leshi. Ja kalon fantazisë së filmave me armë kimike. Ajri ka oksigjen dhe futet ne mushkri, pastron gjakun e barkushes së majtë. Boll të ndotur  na e ka bërë Erioni me pluhur e beton  po edhe  gazin tënd   kishim mangët. Zoti ministër, Aura nuk  kupton nga pushteti dhe lëpirja jote plot sqimë e klas ndaj babait të Zahos. Ajo nuk e di kush ka vjedhur zgjedhjet, nuk kupton as thirrjet e opozitës për qeveri tranzitore e zgjedhje të lira . Nuk e ka haberin nga institucionet të plandosura nga putrat e Ariut të gjatë. Nuk kupton as deklaratat e ambasadorëve  për dhunë të Bashës dhe opozitës. Nuk e njeh Sekretarin PD -së Dollapin që e shembën në dru policët e tu.  Nuk ja ka haberin e koncensioneve e PPP-ve . As vetingut  dhe as prokurorisë.  Hapjen e negociatave  dhe integrimin jo e jo. Aura nuk njeh as Murrizin, Rudinën, Gjuzin dhe as Patozin. Nuk ja ka haberin as nga bombat molotov  dhe as partitë. Nuk njeh as Sorecën, as Borchard  dhe as  Mogherinin. Por sonte  më kërkoi kuptimin e  shprehjes, “Derr i ndyrë” . Sonte jo vetëm e helmove Aurën por mori inat kukullat e dashura “Peppa Pig”. Në inat e sipër sonte përveçse të quajta ty dhe shefin tënd “derra të ndyrë” u zura ngushtë me vajzën 5 vjeçe duke  i treguar  foton tënde dhe të shefit tënd  si dy shkaktarët e lotimit të syve … Ndërsa ajo kembëngulte  e bindur  se kishte vetëm  Dady Pig,Mammy Pig, Sister Pig dhe  Brother Pig. E pranoj teksa po e rivija prapë në gjumë pas dalldisë helmuese te gazit dështova  katërcipërisht ta bindja Aurën pse po  ju krahasoja me derrat…  Ajo vazhdon të jetë   shumë e bindur se derrat përveçse janë të mirë nuk helmojnë me gaz femijët brenda në shtëpi natën vonë  dhe duke fjetur gjumë. Dhe kishte të drejtë.Duhet pa kushte ndonjëherë ti thuash derrit Dajë…

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.