Urbanët në Tiranë pa kondicionerë, shoferi: Nuk ftohin se mungon gazi

Nëse keni udhëtuar së paku njëherë në linjat urbane të Tiranës keni vënë re mungesën e kondicionerëve, ku në vend të tyre hapen dritaret të cilat fatkeqësisht qarkullojnë vetëm ajër të nxehtë.

Verës ky është një problem që ua sjell qytetarëve në majë hundës, por edhe dimrit shfaqet si problematikë pasi shumicën e kohës për shkak të vonesave urbanët janë plot udhëtarë që marrin nga fryma e njëri-tjetrit.

Para 2-3 vitesh Bashkia Tiranë sëbashku me kompanitë e linjave të transportit publik vendosën për rritjen e çmimit të biletës nga 30 në 40 lekë me justifikim që kushtet do jenë më të mira, si në Europë…

Por nga e thëna në të bërë është një distancë shumë e madhe dhe ju e dini se çfarë e mbush këtë distancë.

Loading...

Gazetari Bledi Strakosha ka realizuar një intervistë në një prej linjave të Tiranës, ku në pyetje merret qytetari, faturinoja dhe shoferi.

Jemi në urbanin e linjës Yzberish-Astir-Qendër-Yzberish dhe shoferi teksa është në timon shprehet:

Në radhe të parë unë jam shofer i ri. Mua më kanë thënë që kondicioneri punon si kondicioner por nuk ftoh për arsye se nuk ka gaz. Planifikimin e bën shefi i parkut, ata kanë një grafik dhe e planifikojnë përshembull me ditë ose me data, sot do futet X makinë.”

Se kur do marrë fund ky makth nuk dihet, por me siguri dita është e largët.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.