‘Unaza’, Veliaj i quajti shpellarë, Rama ironizon dialektin e Veriut

Ka një shpërthim komentesh dhe memesh online në lidhje me pagesën që do të bëhet për 2.2 kilometra të Unazës së Re.

Opozita e denoncoi fillimisht faktin se për kaq kilometra do të shpenzohen 40 milionë euro.

Kaq u desh dhe rrjetet sociale janë mbushur me zemërim.

Por kryeministri Edi Rama e ka një përgjigje. Teksa ironizon dialektin verior, që ngatërron xh me gj, Rama nuk mbetet pas Erion Veliajt, që i etiketoi si ‘shpellarë’.

Loading...

‘Dikush duhet t’u shpjegojë ingjinjerave të pdlsi dhe të kazanit plot me kadrinj se km e rrugëve nuk janë si metrat e teritalit që blinin në MAPO dikur për pantallonat e tyre!

Vlerat për km variojnë sipas përmbajtjes së projektit e çmimet dalin denbabaden nga një manual standard,’ shkruan ai në Twitter.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.