U përfol se do të rikthehet në ekran, Sonila Meço reagon për herë të parë

Emri i gazetarës Sonila Meço është nga më të përfolur të kohëve të fundit për një rikthim të mundshëm në ekranin e Top Chennel. Lajmi ka qarkulluar prej disa ditësh në të gjitha mediat shqiptare, por lidhur me këtë çështje ka ardhur dhe reagimi i parë nga vetë gazetarja Meço.

Gazetarja e cila prej më shumë se dy vitesh i ka munguar ekranit të medias shqiptare është shprehur se rikthimi, kurdo që të ndodhë do të jetë në një media të lirë, as “kazan” as media regjim pushteti.

Postimi i plotë

Loading...

Për një gazetar, kulmi profesional arrin kur emri i tij lidhet me emrin e medias më të fuqishme e të rëndësishme në vend.
Kjo më ka bërë të ndihem mirë dhe të përjetoj pozitivisht çdo lajm, apo lajm të rremë që ka qarkulluar me emrin tim.

Prej 2 vitesh e gjysmë, që nga koha e mbylljes së Agon Channel kam zgjedhur të qëndroj larg ekranit, për t’i qëndruar kësisoj larg ‘kazanit’ në rastin më të mirë, ose mediave të regjimit në rastin më të keq. Andaj edhe rikthimi im, kurdo që ai të ndodhë, do të jetë në një media të lirë, as ‘kazan’ e as media regjimi.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.