U përdhunua 12 vjeç, reagon e ëma e Eliza Dushkut: Kisha frikë…

Ditën e sotme lajmi se aktorja shqiptare me famë botërore Eliza Dushkun ishte përdhunuar në moshën 12-vjeçare bëri bujë në media.

Ishte vetë aktorja ajo e cila nëpërmjet një statusi në Facebook tregoi me detaje historinë rrënqethëse të saj.

Joel Kramar ishte personi që e përdhunoi aktoren, të cilin ajo e bëri publik për herë të parë vetëm sot.

 Ndërsa të shumtë kanë qenë ata që kanë kritikuar prindërit e Elizës të cilët nuk kanë bërë asnjë lloj reagimi lidhur me atë që i ka ndodhur të bijës.

Pas komenteve të shumta ka reaguar e ëma e aktores. Në një koment ajo shprehet se kishte frikë nga Joel Kramer.

“E pranoj gjykimin tuaj si mamaja e Elizës. Jo nuk kisha frikë për karrierën e saj sepse nuk kishte rëndësi për mua, por kisha frikë nga Joel Kramer. E mësova tamam se ç’kshte ndodhur vite më parë më vonë. Në atë kohë, Eliza ishte shumë e frikësuar të tregonte të ç’kishte ndodhur dhe në një farë mënyre ajo më mbrojti mua sepse e dinte sa frikë e kisha atë njeri të fuqishëm. Humbja e saj ishte më e keqja, por abuzimi mund të jetë një rrjet i gjerë. Fillova ta kuptoj pas shumë vitesh’, ka shkruar mamaja e Elizës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.