U masakrua me thikë dhe ambulanca nuk e mori për 1 orë, vdes 35-vjeçari nga Tirana

Është vrarë mbrëmë me thikë në Tiranë një 35-vjeçar, i cili është lënë me plagë në mes të rrugës për më shumë se një orë.

Viktima quhet Olti Hajdari, 35 vjeç, dhe fillimisht ngjarja e ndodhur në rrugën “Misto Mame”  ne Tirane, teksa dëshmitarët thanë se ai ishte ende gjallë kur u mor  nga ambulanca

Loading...
Ai ishte i gjithi i mbuluar me gjak dhe nuk kuptohej ku ishte qëlluar. Por në krah dhe në bark kishte plagë shumë të dukshme. E kishin masakruar me thikë. U desh një orë që të vinte ambulanca. Kur e pyetëm se kush e kishte qëlluar ai tha një person me xhup jeshil dhe me kapuç.”

Vrasja e Hajdarit mendohet se ka ndodhur pas një konflikti me një person që është identifikuar nga policia dhe është në kërkim.

Sherri me fundin fatal ka ndodhur rreth orës 23 ta natës që lamë pas dhe është e tmerrshme se si është lënë të japë shpirt dhe se ka prekur askush me dorë.

Në fotot e dërguara pranë redaksisë tonë, shihet se më shpejt ka shkuar policia se sa ambulanca, por që faktet tregojnë se të dyja ishin tepër vonë, pasi Hajdari ka humbur shumë gjak.

Informacioni i policise 

Dëmton me mjet prerës në trup 30 – vjeçarin duke i shkaktuar atij vdekjen.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim autorin.

Shërbimet e Policisë identifikuan dhe shpallën në kërkim shtetasin :

– M. S., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas mbrëmjen e djeshme në rrugën “Bego Hoxha” në Kombinat, ka dëmtuar me mjet prerës në trup shtetasin H. H., 30 vjeç, i cili mëngjesin e sotëm ndërroi jetë në spital. Po punohet intesivisht për kapjen e tij.

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.