U arrestua në SHBA/ Në Angli zhgënjehen nga Wayne Rooney

Zyrtarët e Federatës së Futbollit të Anglisë janë të nervozuar dhe të zhgënjyer me veprimet e fundit të Wayne Rooneyt që u arrestua nga autoritet në Uashington, pas gjendjes së tij të dehur dhe sharjeve që kishte bërë në publik në dhjetor të vitit që lamë pas.

Sulmuesi anglez u paraqit në ndeshjen e tij të fundit me Anglinë në përballjen ndaj SHBA-ve më 15 nëntor, ndërsa FA pranoi një darkë lamtumire për ish-yllin e Manchester United.

Zyrtarët e Federatës Angleze do të takohen me agjentin e Rooneyt, ku do i bëjnë me dije se mbrëmja gala në “Wembley” do të anulohet.

Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate, ishte iniciatori që të zhvillohej një ndeshje lamtumire për sulmuesin në “Wembley”, por ky veprim i tij i ka ndryshuar të gjitha planet.

Rooney kishte qenë në Arabinë Saudite më 15 dhjetor për Grand Prix të Formula 1 të Riyadh para se të kthehej në Cheshire për Krishtlindje.

Një zëdhënës i Zyrës së Qarkut Loudoun ka thënë: “Ai u regjistrua në Qendrën e Paraburgimit për të Drejtat e Njeriut në Loudoun, më 16 dhjetor 2018, me akuzën e intoksikimit publik që rrjedh nga një arrestim nga Policia e Autoritetit të Aeroporteve Metropolitane të Washingtonit (MWAA). Ai u lirua më vonë pasi kishte një lidhje brenda me autoritetet amerikane”. Rooney u urdhërua të paguante një gjobë prej 25 dollarësh përpara se të shkonte në shtëpi në Cheshire për festa.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.