U arrestua me armë në lokal, zbulohet e shkuara

I riu qe u arrestua sot me arme ne cante brenda lokalit ne Tirane eshte i skeduar nga policia si nje nga autoret qe qelluan per te vrare shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë. Jo vetem kaq, por ai se bashku me te vellane, u vune ne akuze ne maj te 2016 si autore te grabitjes se 180 mijë dollareve.

Albert Gjonpalaj, i arrestuari i sotem ishte shpallur ne kerkim per ngjarjen e ndodhur ne maj te vitit 2018.

Xhelozia per femrat qe kishin ne krah, ngacmuar nga i plagosuri u bene shkak i sherrit dhe me pas tentatives per te vrare te riun ne Tirane.

Gjonpalaj se bashku me nje tjeter person, identifikuar si Xhoni Hitaj zbrazen karikatorin e pistoletes ndaj shtetasit a.B dhe me pas u larguan nga vendi i ngjarjes te ndihmuar nga nje shok me nje makine tip “Opel”.

Hitaj, i cili eshte me origjinë nga Librazhdi, rezulton person me precedentë të mëparshëm penalë.

Mesohet se ai është arrestuar në vitin 2016 për kanosje të tre personave. 23-vjeçari, së bashku me një shokun e tij, ishin konfliktuar me tre të rinj në rrugën “Nuçi Naçi” në kryeqytet dhe i kishin kërcënuar me armë. Ne ate kohe, Policia i gjeti atij një pistoletë me 10 fishekë dhe materialet iu referuan Prokurorisë për kanosje dhe armëmbajtje pa leje.

Këta dy shtetas, në bulevardin “Bajram Curri” pas një konflikti për motive të dobëta kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasin A. B., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Mesohet se motivi i sherrit qe coi ne perdorimin e armeve ishte se i plagosuri kishte ngacmuar të dashurat e dy autorëve.

Grabitja e kambistit

Ne maj te 2016, gazeta “Panorama” raportonte per vellezerit Gjonpalaj, Marian e Albert, qe u vune ne pranga nga Komisariati nr.6.

Albert Gjonpalaj, i dyshuar për grabitjen
Albert Gjonpalaj, i dyshuar për grabitjen
Ngjarja për të cilën ata akuzohen ka ndodhur më datë 7 mars, në rrugën “Llazi Mihi”, në Kombinat, para një banke të nivelit të dytë. Kambisti 38-vjeçar, me iniciale E.A., sapo kishte tërhequr 10 milionë lekë të rinj në bankë dhe i kishte futur në makinën e tij tip “Ford”, kur është sulmuar nga dy të rinj me skafandra motori në kokë.

Autorët, tashmë të arrestuar, janë përleshur me të dëmtuarit dhe kanë tentuar t’i hapnin me forcë makinën për t’i marrë shumën e parave. Por kjo situatë, duke qenë se ka ndodhur vetëm pak metra larg bankës, është parë nga rojet e sigurisë, të cilët kanë nxituar t’i vijnë në ndihmë kambistit e njëkohësisht kanë lajmëruar Policinë.

Pa arritur të realizojnë grabitjen dhe nga frika se mos Policia mbërrinte në vendngjarje, autorët janë larguar, duke hipur në një motor që e kishin parkuar vetëm disa metra larg bankës. Policia mbërriti në vendngjarje, por pa mundur të ndalonte autorët.

DYSHIMET

Përveç ngjarjes së ndodhur më 7 mars në Kombinat, Policia ka dyshime se dy të rinjtë mund të jenë përfshirë edhe në ngjarje të tjera kriminale.

Burimet thanë se ka dyshime, edhe pse të pambështetura në ndonjë provë konkrete, se ata mund të kenë marrë pjesë edhe në grabitjen e 180 mijë dollare, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë para Sheratonit, në Tiranë.

Dyshimet janë ngritur vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, pasi dy të arrestuarit kanë karakteristika fizike të ngjashme me personat që morën pjesë në grabitjen e disa ditëve më parë.

Loading...
Të ngjashme

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.