Tuna vjen me këngë të re këtë verë…

Këngëtarja Tuna Sejdiu është rikthyer në tregun muzikor me këngën më të re me titull “Chonga”. Ajo u tërhoq nga muzika për t’u kujdesur për rritjen e vogëlushit të saj Tian.

Ndërkohë videoklipi i këngës “Chonga” është realizuar në Mal të Zi dhe këngëtarja ka zgjedhur të xhirojë në vende të veçanta dhe tejet kreative.

Kënga është shkruar nga këngëtarët Seven dhe Elinel, ndërsa për muzikën është përkujdesur Darko Dimitrov.

Por çfarë do të thotë “Chonga”? “Blitz.al” shkruan se “Chonga” është një term që rrjedh prej spanjishtes, dhe është veçanërisht i përdorur në Florida për të treguar një grua të thjeshtë e punëtore, ndonjëherë agresive dhe shpërthyese. Nga studiuesit e gjinive, konsiderohen shpesh si “ikona në zhvillim” që mund të fuqizojnë gratë e klasës punëtore.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.