Trump pushon Prokurorin e Përgjithshëm por rrezikon shkarkimin si president

Presidenti Donald Trump ka bërë një veprim së fundmi që i rrezikon postin e tij.

Ai ka shkarkuar prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions, i cili dha dorëheqjen me kërkesë të presidentit.

Mediat amerikane shkruajnë se prej kohësh Trumo kishte dhënë sinjale se Sessions do të shkarkohej.

Ky i fundit e kishte revoltuar presidentin kur u tërhoq nga hetimi për Rusinë që aktualisht po drejtohet nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller.

Loading...

Largimi i zotit Sessions e bën të paqartë fatin e zëvendësit të tij Rod Rosenstein, i cili është zyrtari i Departamentit të Shtetit që mbikqyr zyrën e Prokurorit të Posaçëm, Robert Mueller.

Disa analistë thonë se nëse Presidenti Trump shkarkon, ose shton trysninë mbi zotin Mueller, demokratët e Dhomës së Përfaqësuesve që siguruan shumicën në zgjedhjet e 6 nëntorit, mund të shqyrtojnë mundësinë për të filluar procedurat për shkarkimin e presidentit.

 

Loading...
You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.